Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u pyet mbrëmjen e sotme nëse e shikon veten si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e vitit 2025.
Bardhi tha se nuk e ka menduar ndonjëherë një gjë të tillë dhe nuk e shikon veten si kandidat.
Ai deklaroi se kandidatura për kryeministrin do të zgjidhet nga strukturat e partisë.
“Nuk e shikoj, s’e kam menduar. Nuk është çështje dëshirash apo mendimesh personale. Këtë duhet ta vendosin me shumë përgjegjshmëri strukturat e partisë”, theksoi kreu i Grupit Parlamentar të PD-së.
