Skip to content

A do ju ndihmojë Lulzim Basha? Kryeministri Rama ironizon: Sa është ora? Mos pyesin për të se….

WhatsApp Image 2024 01 10 at 15.52.54

Kryeministri Edi Rama, është pyetur nga gazetarët në një konferencë për shtyp këtë të mërkurë, nëse do të ketë mbështetjen e Lulzim Bashës për të plotësuar 84 vota në Parlament për të ndryshuar reformën zgjedhore dhe për të miratuar amnistinë fiskale.

Në përgjigjen e tij, kryeministri ka ironizuar Lulzim Bashën, duke thënë “në këtë orë kurrë mos pyesni për të”.

Rama: Sa është ora?

Gazetarja: Ka kaluar ora e gjumit, besoj.

Rama: Në këtë orë kurrë mos pyesni për të.

Kujtojmë se Rama mbajti një konferencë për mediat nga Shëngjini, pas mbledhjes informale dy ditore të qeverisë.

“”