Lulzim Basha pasditen e ditës së diel ka zhvilluar një takim me demokratët e Shkodrës, ku është pritur nga ish-kandidati për kryetar Bashkie, Xhemal Bushati dhe nga kreu i degës Xhevdet Amuli.

Gjatë një reagimi për mediat, Basha u pyet nga gazetarër rreth deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha se “Basha do të jetë kandidati i Ramës për president”. Por ish-kreu i PD tha se refuzon gjuhën e gënjeshtërt, duke shtuar se PD nuk bën përpara me non grata.

Gazetari: A do të kandidoni për President?

Basha: Prej kohësh debati është zhvendosur ku i intereson një grupi njerëzish. Një grusht njerëzish mban peng politikën, mposhtja e këtij sistemi kërkon të kuptojmë ne sa kemi qenë në lartësinë e detyrës. Bashkimi bëhet rreth vlerave ndërkohë që sot në PD mblidhen rreth antivlerave. Refuzoj çdo gjuhë dhe gënjeshtër. PD nuk bën përpara me non grata. E vërteta e dhimbshme është kjo që PD është në krizë. Një person i shpallur non grata për korrupsion dhe minim të demokracisë i ka shpallur luftë cdokujt që mendon ndryshe. Mos bini pre e trukeve, non gratat shpallin nga një gënjeshtër, e vërteta është kjo që ekonomia është në krizë. Këto janë gënjeshtra që janë në krah të regjimit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re