Opozita e ka quajtur thirrjen e kryeministrit Edi Rama për t’u bërë bashkë në luftën ndaj koronavirusit si një tentative për të mbuluar dështimet e qeverisë.

Menjëherë pas ftesës së Ramës për Bashën, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi.

“Edi Rama kërkon të fshihet pas thirrjeve fallco për bashkëpunim me opozitën për të mbuluar dështimin e tij. Ai ka refuzuar që në fillim bashkëpunimin dhe ndihmën konstruktive të opozitës. Madje ka harxhuar energji dhe orë të tëra duke sulmuar opozitën me batuta ordinere dhe bajate, në vend që të fokusohet tek emergjenca. Ftesat janë fallco dhe bëhen vetëm për të mbuluar dështimin e tij, që këtë radhë është edhe më i madh dhe i dëmshëm se më parë.”, deklaron Bardhi.

Rama ftesë publike Bashës: Të bashkojmë forcat kundër pandemisë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re