Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ka deklaruar së fundmi se ekspertët po punojnë për një plan konkret, ku do të ketë distancë mes çadrave nëpër plazhe. Gjatë një interviste për “Report Tv”, Klosi është shprehur se, ka propozime për të patur ndarje me peçikllas ndërmjet çadrave në plazh.

“Ne kemi përgatitur një material të plotë së bashku me ministrinë e shëndetësinë që edhe ai është në diskutim nga grupet e ekspertëve.

Italia i ka nxjerrë materialet e para, se e ka më specifike sipas rajoneve, dhe ka nxjerrë masat e reja për plazhet, me distanca nëpërmjet çadrave, ka propozime në turizëm elitar ku të ketë ndarje me peçikllas ndërmjet çadrave.

Ne e kemi bërë një material, do të jetë pjesë e diskutimet deri në momentin që do të mendojmë se do të fillojë hapja, një ide se si mund të jetë sezoni i plazhit po përpunohet nga grupi i ekspertëve. Sa i përket hotelerive dhe lokaleve, do të jenë të fundit që do të hapen“, u shpreh ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re