Gazetarja e Fax News, Rugova Dunisha pyeti kryeministrin Rama pas konferencës së “Open Balkan” nëse marrëveëshja e 3 vendeve do të përmbante edhe lehtësimin e taksave doganore për bizneset.
Rama u përgjigj se nëpër dogana nuk kishte tarifa të cilat pengonin bizneset dhe tha se kjo do të ishte një pjesë që do t’i takonte bashkimit doganor, çështje për të cilën kryeministri tha se do të ishte një kohë fundore dhe mund të vinte e fundit fare në listë.
Përgjigjia e kryeministrit Edi Rama:
Ne nuk kemi tarfia nëpër dogana, kemi barriera jotarifore. Detyrimet e kompanive për të paguar TVSH kur hyn në një vend janë detyrime që nuk kanë lidhje me këtë pjesë. Nuk po flasim për një union doganor. Mbase vjen por do të ishte e fundit fare dhe i takon një kohe fundore. Nuk diskutohet që pagesat do të vazhdojnë në doganë.
…
/faxweb