“Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja zyrtare e fushatës zgjedhore në Shqipëri. Ne 25 Mars në bazë të Kodit Zgjedhor në Shqipëri nis fushata zgjedhore, por vendi ndodhet në situatë pandemi. Sipas urdhrit të lëshuar në 11 Mars, deri në 25 Mars ndalohen grumbullimet e më shumë se 10 personave”.

Por a lejohen në kushtet e pandemisë tubimet politike në kuadër të fushatës elektorale?

Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se në këtë rast mes Kodit Zgjedhor që përcakton të drejtën për subjektet zgjedhore për mbajtjen e fushatës elektorale dhe ligjit për sëmundjet infektive, prevalon ky i fundit.

Në nenin 7 të këtij ligji përcaktohet se për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet infektive që kanë impakt në shëndetin e saj, ministri përgjegjës për Shëndetësinë miraton, me urdhër, masa të veçanta për mbrojtjen nga këto sëmundje, përfshi edhe mbylljen e aktiviteteve jopublike apo publike, si dhe anulimin e grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura.

Masa të tjera të veçanta, të ndryshme nga ato të përcaktuara në pikën 1, të këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për Shëndetësinë.

Lidhur me këtë debat u shpreh edhe Gjykata Kushtetuese, e cila detyron Komitetin Teknik të Ekspertëve që të rishikojë kohëzgjatjen kufizimit të mbajtjes së tubimeve politike dhe të përcaktojë një afat të qartë se kur këto masa për frenimin e pandemisë përfundojnë.

Pak ditë më parë edhe kreu i qeverisë, teksa i cilësoi absurde  grumbullimet e kryedemokratit Lulzim Basha, ndërsa kërkoi nga opozita që të ulen  se bashku dhe të diskutojnë se si do zhvillohet fushata zgjedhore.

“I bëj thirrje publikisht Lulzim Bashës që të frenohet. Dhënia e këtyre shfaqjeve absurde janë të pamoralshme në këtë fushë betejë. Ne duhet të marrim një vendim shumë të qartë nëse është nevoja ta marrim bashkërisht t’ua u kërkojmë autoriteteve, por s’mund të vazhdohet kështu”.

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet pikërisht më 25 Mars, ditën kur nis fushata, për të përcaktuar nëse do ketë ndryshim të masave kufizuese, përfshi edhe atë për ndalimin e grumbullimit të më shumë se 10 personave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re