Presidenti Ilir Meta ka mohuar që po përgatitet për të krijuar një parti të re, siç tha dje kryeministri Edi Rama, duke kujtuar edhe një herë se do të jetë në krye të shtetit deri më 24 korrik të 2022, kur i mbaron mandati.

“Presidenti Meta është këtu si president i Shqipërisë deri në 24 korrik 2022. Nuk ka nevojë as të mbështesë dhe as të krijoj parti.

Fronti për demokracinë fillon me reformën në Drejtësi dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme, diktatura ka trokitur. Mos e merrni me shaka”, tha Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re