Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Ilir Metën.

“Unë e kam thënë që kostumi i LSi Ilir Metës i rri shumë i ngushtë tashmë, është më shumë se LSI”, tha Kryemadhi.

Duke folur per mediat jashte Kuvendit, Kryemadhi shtoi se LSI nuk kandidon në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, por i ka krijuar teknikalitet grupit të ‘Rithemelimit’ që të futet në zgjedhje.

“LSI nuk kandidon i ka krijuar një teknikalitet 11 deputteve te PD të Rithemelimit. LSI nuk është pjesë e kësaj, do u bëjmë thirrje të gjithë mbështetësve e suportuesve që të votojnë kandidatët më të mirë. Janë zgjedhje lokale dhe kanë të bëjnë me jetën e tyre, jo me jetën politike.

Premtim Kryemadhin nuk e kam takuar ndonjëherë por nëse është nga Dibra është fisi im. Qenka treguar burrë me mend, që ka thënë se është nga fisi im. Dibranët shquhen për nuhatje, edhe për zgjedhjen e duhur”, tha Kryemadhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re