Mjeku i njohur Tritan Kalo ka qetesuar shqiptaret duke folur rreth mundësisë se rikthimit të virusit në vjeshtë.

“Jemi në një stad ku kemi respektuar elemente si masat e marra, higjiena, ushqimi, distancimi etj. Kjo ka bërë që të kemi situatë më të mirë. Ajo që më brengos është që të mos heqim dorë nga këto sjellje të mira. Që Shqipëria të mbetet në nivelin e vendeve që mund ta përballojë këtë pandemi. Shtimi i rasteve do ndodhë vetëm nëse nuk do respektohen rregullat.

Nuk do ketë rikthim në vjeshtë, por do të jetë i përzier me viruset qe qarkullojnë zakonisht në atë periudhë. Se për sa kohë nuk kemi vaksinë, kjo do jetë pjesë përbërëse e florës bakteriale”.

Ndërkohë kryeministri Rama u shpreh : “Jam i shqetësuar për mundësinë që kushtet e hapjes , atëherë njerëzit do të fillojnë të harrojnë se e kemi mes nesh këtë armik të padukshëm. Sepse vala e dytë nuk është një riardhje me forca të reja, por dorëzim i njerzve për shkak të një sjelljeje të gabura. le të shpresojme që njerëzit do vazhdojnë të jenë të kujdesshëm”.

Previous articleOBSH apel qytetareve: Këto janë 5 simptomat e reja të koronavirusit,

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re