Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se tashmë Sali Berisha është i përjashtuar nga çdo funksion i partisë dhe rrugët me të janë ndarë.

I pyetur nga gazetarët nëse do ta lejojë Berishën të hyjë në selinë e PD, Berisha u shpreh se ai mund të hipë dhe të zbresë sa herë të dojë në shkallët e selisë, por nuk ka asnjë funksion.

“Berisha është përjashtuar si anëtar i grupit parlamentar dhe nga këshilli i PD, rrugët e Berishës me organet drejtuese të PD janë ndarë.

Sa herë hip e zbret shkallët Berisha nga selia është punë e tij. Çdo demokrat duhet të jetë i bashkuar.

Berisha mund ti hipë dhe zbresë shkallëve, ai mund të krijojë celula dhe organizata me orientim anti-amerikan, por ai nuk do të jetë më pjesë e organeve drejtuese. Është i përjashtuar.

Deri tani sjellja e tij është qesharake”, tha Basha.

Deklaratave të Bashës së selia e PD është e rrethuar nga RENEA, Basha iu përgjigj:

“Njëherë tha persona të armatosur, sot ka thënë që ka pasur RENEA, nesër do thotë që ka marinsa.

PD nuk ka nevojë as për RENEA-n dhe as për gardën. PD është shtëpia e shqiptarëve”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re