Pavarësisht vendimit të gjykatës për tu paraqitur dy herë në muaj, Sali Berisha thotë se urdhri i gjykatës është i paligjshëm.

Sipas tij, avokatja e caktuar nga shteti, Valentina Teodoresku për të mbrojtur interesat e tij ishte fytyra e vërtetë e Edi Ramës.

“Urdhri i gjykatës është i paligjshëm. Ajo që më përfaqësoi mua ishte fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe është e paligjshme”, tha Berisha.

Ndërsa i pyetur për veprimet e fundit të SPAK, ku ka sekuestruar pasuritë e Pëllumb Gjokës, Berisha tha se Jamarbër Malltëzit ia sekuestruan brenda një ore, ndërsa Gjokës, pasi i zbrazi llogaritë bankare.

“Profesor Abi Malltezit pa provuar pas tri vitesh asnjë shkelje ligjore i vendosin sekuestro brenda orës për të gjitha pronat e tij. Vrasësit Pëllumb Gjoka, mikut të ngushtë të skapistëve kriminele u detyruan ti vendosin sekuestron megjithëse duhet të dini një gjë, regjistrimet e bisedave dhe mesazheve në Encrochat, Sky ECC, gjykata franceze i ka pranuar si prova të mirëfillta.

Kanë kaluar dy muaj apo tre muaj dhe dje u kujtuan se ky problem ekziston. Merrni vesh ju tani çfarë organizate është Skapi. Për Pëllumb Gokën e Edi Ramës u kujtuan dje, ndërsa për këtë u kujtuan brenda një ore.

Pëllumb Gjokës iu dha mundësia që të zbrazte të gjitha llogaritë bankare. Kjo sekuestro iu vendos pasi zbrazi të gjitha llogaritë”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re