Skip to content

A do përballet Ahmetaj me ligjin? Korreshi për Panorama TV: Sa të ketë lekët e inceneneratorëve, vështirë se e kapin! Mund të fshihet në Dubai, ku nuk kemi marrëveshje ekstradimi






Deputeti i PD, Saimir Korreshi në një intervistë ka komentuar kërkesën e SPAK për heqjen e mandatit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt, ku tha se mungesa e tij në Këshill ditën e djeshme por dhe sot shton dyshimet se ai mund të jetë arratisur nga vendi për mos u përballur me ligjin.

saimirkorreshi

Korreshi tha se Ahmetaj mund të mos përballet fizikisht me ligjin deri në momentin që i mjaftojnë lekët për inceneratorët dhe mund të fshihet në vende si Duvai dhe Venezuelë, shtetet me të cilat Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi

Mund të godasë SPAK në atë nivele?

Absolutisht po, kush e pengon SPAK. Ai ka bërë një hetim të thelluar, duhet të votohet pro heqjes së imuniteti dhe nisjes së hetimeve për Ahmetajn.

A mendoni se një ditë Ahmetaj do përballet fizikisht me ligjin?

Deri sa të ketë lekët e inceneratorëve, vështirë është me e kap. Por në qoftë se vazhdojnë të njëjtën jetë rrufe, vetëm kur ti mbarojnë lekët do përballet dhe nga dëshira e drejtësisë. Varet dhe nga vendi ku ndodhet, shumica fshihen në Dubai, Venezuelë ku ne nuk kemi marrëveshje ekstradimi me këto shtete, dhe ndoshta qëllimi i ikjes është dhe ky, për të shkuar në vende që mund të bëjnë një jetë të qetë. Mjafton të ketë lekë në xhep, nuk mund ta ndalojnë në këto moment deri sa të hiqet imuniteti. Këtë ka për qëllim dhe mazhoranca ne po i themi po ikën, SPAK ka prova të forta dhe të mjaftueshëm.

“”