Spartaku i Moskës raportohet se ka bërë një ofertë prej 7 milionë euro për mbrojtësin e djathtë të kombëtares shqiptare.

Sky Sport Italia bën me dije se skuadra e Premier Ligës ruse shpreson që të nënshkruajë me shqiptarin këtë sezon. Kujtojmë se kontrata e Hysaj me Napolin përfundon në fund të këtij viti futbollistik. Oferta për mbrojtësin e kombëtares përfshin një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon çka nënkupton një total prej 15 milionë në 5 vite.

Hysaj ka luajtur në të dyja ndeshjet e zhvilluara deri tani në kampionatin italian, duke ndihmuar Napolin të fitojë gjashtë pikë. Shkodrani ka kaluar te Napoli nga Empoli në gusht të vitit 2015 për pesë milionë euro dhe ka luajtur 196 ndeshje.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re