Kreu i qeverisë Edi Rama është pyetur nga gazetarët pse mediat nuk lejohet që të hyjnë në dy spitalet Covid, duke thënë se kjo kërkon një protokoll dhe kujdes të caktuar përt të mos rrezikuar jetën e vetë ekipeve të medias.

“Së pari ka ndodhur dhe më parë që të hyjnë mediat me autorizime të veçanta, por natyrisht që nuk mund të shkohet në të tjera vende, kështu që mjafton që kërkesa të meret në konsideratë. Natyrisht që çdokush i autorizuar mund të bëjë punën e vetë aty, dhe sa kohë që jeni jashtë ndihmoni që të mos shpërndahen sajesa të ulëta”, u shpreh Rama.

Ndërkohë që më tej kreu i qeverisë foli për një paketë të re financiare, pa e specifikuar nëse kjo nënkupton rimbursimin e trajtimit të të gjitha pacientëve me Covid në vend, që kurohen në banesë. Rama paralajmëroi një ashpërsim të masave kufizuese, kur tha se do mendohet një paketë ndihmëse për shtresat që trajtohen me ndihmë ekonomike.

“Ne jemi brenda strategjisë për mbështetjen financiare, dhe duhet përsëritur që kjo nuk është një luftë e thjeshtë, ku të hedhim gjithçka që kemi, duhet ti shohim gjërat në afat të mesëm dhe në afat të gjatë. Askush sot nuk e di sesa do të zgjasë kjo luftë.

Fola e para për një ndërhyrje për ilaçet, për shtresat në nevojë nuk ka lidhje me ilaçet por me dinamikën e përgjithshme, duke marrë parasysh se mund të ketë një shtrëngim të masave, dhe kjo është kategoria më e prekur, pasi një pjesë e mirë e tyre punojnë në të zezë”, tha Rama.

“Së pari njëherë është mirë që ta keni parasysh të gjithë, dhe ju sidomos që jeni ura lidhëse mes realitetit dhe njerëzve, askund me asnjë vend, pavarësisht ekonomisë, sistemit shëndetësor, nuk kemi parë që të ketë frenim apo ulje të numrave, fare fare!

Këtu bie teoria e testo se kështu them unë, testimet i bën komiteti i ekspertëve, nuk i bën qeveria. Nuk i thotë qeveria komitetit që ne për arsye politike duhet ti ulim apo ti rrisim testimet. Jemi në një luftë botërore. Në Torino nuk ka më vende në spitale, në datëmn 5 Nëntor shihen radhë ambulancash pasi nuk ka më vend në spitale, dhe i çojnë pacientët larte poshtë. Nuk ka ambulanca mjaftueshëm për urgjencat e njerëzve që duan të shtrohen”, deklaroi Rama.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re