Një foto e shpërndarë nga Gazment Bardhi, i cili tha se Garda po bën prova për të rrethuar sallën e Parlamentit të hënën ka shkaktuar reagime. Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi pretendimin e Bardhit, duke thënë se Lindita Nikolla nuk ka urdhëuar për asnjë masë të veçantë.

Ndërkohë, Bardhi tha se Kuvendi ka shpërndarë një lajm të rremë. Ai deklaron se fotoja e publikuar është bërë sot, ku forcat speciale të Gardës po ushtronin planin për rrethimin e deputetëve të opozitës.

Sipas tij, Lindita Nikolla nuk jep urdhëra, ajo vetëm zbaton atë që urdhëron Edi Rama.

“Kuvendi ka shpërndarë një lajm të rremë për mungesën e masave të posaçme autoritare për seancën e të hënës. Foto e publikuar është bërë sot, ku forcat speciale të Gardës po ushtronin planin për rrethimin e deputetëve të opozitës, në një akt të paprecedent në këto 32 vjet.

Ka një keqkuptim me reagimin tim dhe për këtë “burimi anonim” i medias ka të drejtë: Lindita nuk jep urdhëra, ajo vetëm zbaton atë që urdhëron Edi Rama! E vetmja detyrë e saj është të hap dhe mbyll derën e zyrës!”, shkruan Bardhi.

LEXO EDHE: “S’ka gardist dhe polic që pengon opozitën”- Të hënën seanca për buxhetin, Bardhi publikon foton: Nikolla ka dhënë urdhrin e paligjshëm për të rrethuar sallën e parlamentit

LEXO EDHE: “Salla e parlamentit do rrethohet nga gardistë”- Pas deklaratave të Gazment Bardhit, reagon Kuvendi: Nikolla nuk ka dhënë asnjë urdhër për masa të veçanta

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re