Kreu i Partisë Demokratike, në një konferencë me gazetarët ka komentuar rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 11 majit, pas kërkesave të kandidatëve të listës së hapur.

I pyetur nga gazetarët nëse pret ndryshim të rezultatit pas rinumërimi i kutive, Berisha theksoi se ky proces ka të bëjë vetëm me transparencën dhe asgjë tjetër.

Kryedemokrati thekoi se çdo kush që ka bërë kërkesë në PD për rinumërim të kutive i është pranuar, madje sipas tij, ka pasur dhe raste ku i është sugjeruar kandidatëve të bëjnë kërkesa.

“Çdo njeri që ka pasur dyshim, i është kërkuar që të kërkoj rinumërim të votave. Kush ka dyshime, le të kërkoj rinumërim, transparenca është detyrim ndaj gjithsecilit”, tha Berisha.

Berisha: Të jem i sinqertë, ky proces ka të bëjë vetëm më atë që quhet transparenë, asnjë shtytje tjetër nuk ekziston. Çdo njeri që ka kërkuar për të numëruar këtu në parti i është pranuar kërkesa, madje i është kërkuar që të kërkoj rinumërim votash.

Çdo njeri që ka pasur dyshim, i është kërkuar që të kërkoj rinumërim të votave. Kush ka dyshime, le të kërkoj rinumërim, transparenca është detyrim ndaj gjithsecilit, dhe është mënyra më e mirë për t’ju përgjigjur çdo lloj dyshimi. Ata kanë të drejtë, ta kërkojnë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko