Skip to content

A do ta bëj vaksinën anti-Covid Fauci? Flet kryevirologu amerikan

480D0F10 C3E2 42D2 9149 C484A68419C6 w1023 r1 s

 

Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, pohoi se është i gatshëm të marrë vaksinën Covid-19 publikisht, sapo ajo të autorizohet nga Shtetet e Bashkuara.

“Do të isha më shumë se i lumtur ta bëja vaksinimin publikisht,” tha Fauci për CBS.

“Kur shkencëtarët thonë se një vaksinë është e sigurt dhe efektive, unë do ta marr, dhe unë do t’ua rekomandoj të gjithë njerëzve, duke përfshirë miqtë e mi, Presidentin Klinton, Obama, Bush, dhe të tjerët të marrin vaksinën sepse unë do të ndihesha mirë”, shtoi ai.

Ish-presidentët Barack Obama, George Ë. Bush dhe Bill Clinton kanë shprehur gatishmërinë të marrin përpara kamerave vaksinën anti-Covid, menjëherë pasi ajo të marrë aprovimin e Administratës amerikane për Ushqime e Barna.

Të tre ish-presidentët shpresojnë që me këtë fushatë ndërgjegjësimi do të japin një mesazh të fortë te publiku amerikan dhe do të kthejnë besimin e tij për të bërë vaksinën.