Ish-kryeministri Sali Berisha, mbrëmjen e kësaj të marte, i ftuar në emisionin “Open” në News 24, ka folur në lidhje me hetimin ndaj tij për çështjen Partizani.

I pyetur nëse çështjen do ta çojë në Gjykatën e Strasburgut, Berisha tha se për të ndjekur sistemin edhe mundet, sepse është një institucion që nuk urdhërohet nga Rama.

Për kryeministrin tha se përpiqet ta intimidojë, ndërsa theksoi se nuk ia arrin dot

“Unë për të ndjekur sistemin mund ta çoj çështjen në Strasburg. Por ajo gjykatë është një gjykatë që nuk urdhërohet nga Edi Rama. Ta marrësh tani, ti thuash gjykatës hiqi ti se unë nuk ia heq dot. E di pse se heq dot në parlament ai, sepse ia bëj fytyrën siç e meriton sepse nuk ka asnjë fakt, ndërsa unë kam qindra dokumente që e akuzojnë atë. Kujton se më intimidon, por s’e bën dot.

Unë respektoj Kushtetutën, nuk kërkoj mbrojtjen.

Nuk mund të shkelet kushtetuta, pse njerëz pa moral dhe ligje e shkelin. Arben Kraja duhet të ishte jashtë. Xhelati i Sigurimit nuk duhet të mbahet në Prokurori. Mbahet aty si zagar për të zbatuar urdhrat e Ramës. Unë jam Sali Berisha, nuk e shkel Kushtetutën”, tha Berisha.

 

 

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re