Populli amerikan në zgjedhjet e fundit vendosi që t’ia tregojnë derën presidentit Donald Trump. Në zgjedhjet presidenciale, kundërkandidati i Trumpit, Joe Biden mori mjaftueshëm vota elektorale që të bëhet presidenti i ardhshëm i SHBA’së. Por, meqë Trump ka deklaruar se nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve, Greg Delaëie dyshon se Trump mund të bëjë puç për ta mbajtur pushtetin.
Ish-ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Greg Delaëie, ka dyshimet e tij se Donald Trump mund të bëjë puç derisa ende qëndron koka e ekzekutivit në Amerikë, edhe pse humbës i zgjedhjeve.
Ambasadori Delaëie ka pyetur me dyshim në tëitter se “A po planifikon Partia Republikane të bëjë puç?”. Delaëie i është refuar një artikulli të Ëashington Post ku thuhet se Trump u ka thënë agjencive federale të procedojnë buxhetin e muajit shkurt.
Propozimi i buxhetit të Shtëpisë së Bardhë zakonisht bëhet në muajin shkurt. Por, meqë Trump këtë veprim po e bën tani, ka lënë hapësirë që të dyshohet se Trump mund t’i përdorë agjencitë federale për realizmin e planit të tij që të qëndrojë president.
Shtëpia e Bardhë u ka thënë agjencive federale që të procedojnë me planet e Trumpit, për buxhetin e muajit shkurt. Kështu, kjo është një shenjë tjetër se Trump synon të mos e lëshojë zyrën e Presidentit, edhe pasi i humbi zgjedhjet.
Ëashington Post, duke cituar zyrtarë brenda Shtëpisë së Bardhë, shkruan se Zyra për buxhet e Shtëpisë së Bardhë i ka udhëzuar agjencitë federale që të vazhdojnë të bëjnë përgatitjet, sipas propozimit të administratës së Presidentit Trump për vitin e ardhshëm fiskal.
Propozimi i buxhetit të Shtëpisë së Bardhë është çështje që bëhet zakonisht në shkurt, që i bie, dy javë pasi presidenti Trump duhet ta lë Shtëpinë e Bardhë.
Ai i ka humbur zgjedhjet e 3 nëntorit, duke u mposhtur nga kandidati demokrat, Joe Biden.
Presidenti i zgjedhur, Biden, pritet të inaugurohet më 20 janar të vitit 2021, edhe pse Trump po vazhdon të mos i pranojë rezultatet.
Kujtojmë se Delaëie është demokrat dhe ishte ambasador në Kosovë gjatë administratës së Barack Obamës.
Donald Trump humbi zgjedhjet presidenciale. Megjithatë, enklava e tij vazhdimisht ankohen sa ka pasur parregullsi gjatë zgjedhjeve dhe vet presidenti Trump ka deklaruar se nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve.
Is the GOP planning a coup? @TheSteadyState3 https://t.co/XHbdkNGgsd
— Amb Greg Delawie (@GregDelawie) November 10, 2020
/faxweb
