Ndërkombëtarët kanë dhënë ultimatumin e tyre për reformën zgjedhore dhe se e gjithë vëmendja është fokusuar te selia e PD-së, te vendimi që do të marrë kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Mësohet kryedemokrati ka thirrur në selinë e PD-së ekspertët që kanë zhvilluar konsultat në rezidencën e ambasadës amerikane.  Në këtë takim do të jenë Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelajd Alibeaj dhe Çlirim Gjata.

Një ditë më parë, Basha duke iu përgjigjur deklaratës së ambasadores amerikan, Kim, u shpreh se palët janë afër dhe se ka mbetur vetëm një çështje pa u zgjidhur.

“Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor, ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Sigurojë shqiptarët që opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme”, tha Basha.

Ndërsa përplasja më e madhe duket se është për mënyrën e ngritjes së komisioneve që do të merren me administrimin e zgjedhjeve, KQZ-së, si KQV e KZAZ-të.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re