Lulzim Basha është pyetur lidhur me qasjen që do të ndjekë Partia Demokratike me Sali Berishën pas shpalljes së tij “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Para gazetarëve ai tha se nuk ka asnjë koment, ku shtoi se rekordet kriminale i ka Tom Doshi dhe Edi Rama.

“Ne jemi krenar për ligjin për dekriminalizimin, ne nuk harrojmë se detyruam maxhorancën të pranonte plagën e rëndë të kriminalizmin të politikës, që është kryekëput një vepër e mirëmenduar e kreut të PS. Është kthyer në një problem edhe për ekonominë që po vuan pasoja të rënda të kriminalizimit në sektorë të veçantë të saj. Shteti është vënë nën funksion të një pakice. Beteja jonë për dekriminalizmin do të vazhdojë me të gjithë fuqinë., Nuk komentoj asnjë çështje jashtë këtij raporti dhe do mbetem i hapur për çdo pyetje në ço rast tjetër. Çdo shmangie e vëmendjes publike nga interesi, nuk i shërben opinionit publik”, tha Basha.(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re