Kapiteni Artur Meçollari dhe eksperti i gjeopolitikës, Enri Hide, të ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja” komentuan zhvillimet më të fundit të luftës në Ukrainë. Gazetari Artur Zheji citoi një gjeneral amerikan që thoshte se shumë shpejt do të ketë një krizë municionesh pasi po shpenzohet shumë nga Perëndimi.

Sipas gjeneralit, Perëndimi nuk do të mund ta përballojë fluksin e Ukrainës për municione për të përballuar ritmin e kësaj lufte. I pyetur për këtë, Meçollari tha se mund të ketë mungesë municionesh pasi Ukraina përdor municion të ish Bashkimit Sovjetik dhe perëndimi duhet ta sigurojë nga vendet që kanë të tilla.

“Duhet të jetë e vërtetë sepse ka një arsye. Perëndimi përdor tjetër standard nga Ukraina. Perëndimi duhet të gjejë municion në vendet që përdoren të njëjtën municion. Ukraina përdor municionin e ish Bashkimit Sovjetik dhe këtë mund ta gjesh vetëm në vendet që kanë përdorur.”, tha kapiteni.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re