Ish-kryeministri Sali Berisha tha në një konferencë me gazetarët se ndaj Gjykatës së Tiranës po bëhen presione të tmerrshme, në mënyrë që të japë vendim kundër Komisionit të Rithemelimit, lidhur me ndryshimet statutore.

“Shfrytëzoj rastin të dënoj me ashpërsinë më të madhe, presionet e tmerrshme që po bëhen në drejtim të Gjykatës së Tiranës”.

Berisha la të kuptohet se nuk do të pranojë një vendim kundër të Gjykatës së Apelit, duke shtuar se qëllimi i Edi Ramës për ta ndarë PD-në në dy pjesë nuk do të përmbushet.

“Unë ju kam bërë të qartë ju, se nuk ka dhe nuk do të ketë… qëllimi i Edi Ramës është të krijojë dy Parti Demokratike, por nuk do ta realizojë këtë. Jemi të vendosur për të krijuar çdo hapësirë të mundshme ligjore për procesin e bashkimit, kjo parti nuk mund të zvarritet nga askush.

Mund të them diçka tjetër që kam thënë aty, vendimi , firma, ankimimi pa qenë palë, është joligjor, lexojeni 100 herë kodin e procedurës penale. Të besosh se Enkelejd Alibeaj është kryetari i Partisë Demokratike, mohon në mënyrën më absurde Kuvendin e 11 Dhjetorit, që e ka shkarkuar nga detyra e nënkryetarit.

Padinë në Gjykatë Enkelejd Alibeaj nuk e ka bërë si kryetar i grupit parlamentar, e ka bërë si kryetar i emëruar nga Gaz Bardhi”, u shpreh më tej Berisha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re