Ish kryeministri Sali Berisha thotë se është i gatshëm të përballet me kryeministrin Edi Rama në debat televiziv, ku të jenë përballë njëri-tjetrit dhe në mes të kenë qytetarin.
I pyetur nga një qytetar në rrjetet sociale nëse do të pranonte ftesën e kryeministrit Edi Rama për të qenë në Podcast-in e tij, Berisha tha: “Unë kam ftuar Ramën në TV, monologet e Ramës janë një neveri e vërtetë në podcast. Unë nuk kam asnjë dëshirë të takohem me të, por për hir të qytetarëve unë jam i gatshëm që edhe në studiot televizive që thërrasin lavdi Ramës”
Pyetje: Nëse Rama ju fton në Podcastin e tij, a do të shkonit?
Berisha: Unë kam ftuar Ramën në TV, monologet e Ramës janë një neveri e vërtetë në podcast. Unë nuk kam asnjë dëshirë të takohem me të, por për hir të qytetarëve unë jam i gatshëm që edhe në studiot televizive që thërrasin lavdi Ramës. Dua ta kem ballë për ballë, të vendosim qytetarin në mes dhe problematikat e tij. Por ai nuk e pranon. Ai nuk del, por po erdhi unë e ftoj atë. Pastaj le ti bëjë dyfish ato podcastet, edhe në makinë flet me vetë, edhe ato le ti shtojë, recito edhe lubinë ditë për ditë, por le të dalim njëherë ta shohim drejtpërdrejt njëri tjetrin dhe të na shohin qytetarët, cfarë qëndron në ato që them unë dhe cfarë qëndron në ato që thotë ai.