Presidenti Ilir Meta teksa ishte i pranishëm ditën e sotme në Korçë u pyet nga gazetarët për zgjedhjet e 25 prillit.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve kreu i shtetit u shpreh: “Më 25 prill shqiptarët do votojnë kundër shpopullimit. Në Shqipëri përmasat janë katastrofike, kemi shpopullim të tërë.

E ndjejnë sipërmarrësit, ata që kanë mbetur të vetmuar. Të shkojnë të rinjtë e Korçës të punojnë në Maqedoni?

Pse? Sepse ka 5-fish më shumë subvencione për bujqësinë.

Thirrja ime është që gjithë qytetarët të kuptojnë rëndësinë e votës së tyre”, tha presidenti Meta.

Pyetjes së gazetarëve nëse “do ta pranojë humbjen nëse fiton Rama?”, ai iu përgjigj duke thënë: “Si mund të humbasë e ardhmja evropiane e Shqipërisë”.

Duke treguar qarte se kerkon me patjeter opoziten fituese dhe se nuk do ta njohe fitoren e Rames!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re