Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky vendim pritet të shapllet ditën e sotme në orën 15:00.

Ndërkohë, avokatët e Berishës kanë bërë kërkesë të re për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, pasi e para nuk u pranua.

Lexo edhe :Related Posts

Berisha është nën hetim pasi dyshohet për korrupsion në privatizimin e ish-kompleksit “Partizani.

SPAK kishte kërkuar ndaj tij masën e sigurisë detryim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë vendit, por pasi Berisha nuk e rezpektoi, u kërkua një masë më e ashpër.

Më 22 dhjetor Kuvendi i dha SPAK autorizimin për heqjen e lirisë, pasi votoi me 75 vota pro.

Seanca ishte caktuar për në datën 26 dhjetor, por u shty për ditën e djeshme me kërkesë të avokatëve të Berishës në mënyrë që ata të njiheshin me çështjen.

Përfaqësuesit e ish-kryeministrit kishin kërkuar edhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, pasi kjo ishte shkarkuar në vitin 1996 nga Berisha, por kërkesa nuk u pranua.

Ndërkohë, Berisha ishte në protestë ditën e djeshme para Gjykatës së Lartë, ku u mor vendimi për vulën e Partisë Demokratike./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re