Gazetarja Klodiana Lala thotë se nuk mund të ketë arrest me burg për Sali Berishën, për të cilin Këshilli i Mandateve miratoi kërkesën e SPAK që i hap rrugë arrestimit të tij.

E ftuar në emisionin “Open” në News24, Lala citoi kërkesën e SPAK, ku thuhet “heqje lirie, arrest me burg/ arrest shtëpie”.

Sipas Lalës, për Berishën nuk mund të vendoset arresti me burg për shkak të moshës.

“Kuvendi i Shqipërisë në rastin e zotit Tahiri thotë dhënin e autorizimit për kontrollin personal dhe të banesës. Edhe për rastin Berisha nëse SPAK do të kishte kërkuar kontrollin personal dhe të banësës automatikisht është e obliguar nga ligji të shkojë të kërkojë autorizimin në Parlament.

SPAK thotë heqje të lirisë arrest me burg/ arrest shtëpie. Pyetja që shtrohet për të gjithë: A ka arrest me burg për Sali Berishën? Jo nuk mund të ketë, për shkak të moshës.

Ligji thotë se nëse  nuk janë krime të rënda, nuk mund të këtë arrest me burg. Në rastin konkret, meqë duan ta përdorin si precedent,  pika e parë është që për zotin Tahiri është dhënë ky momenti këtu, momenti i parë”, tha Klodiana Lala.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re