Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka folur nga Korça në lidhje me propozimin e PD-së për Vetingun në radhët e politikanëve, si dhe për garën e brendshme në PD mes Bashës dhe Berishës.

Soreca u shpreh se nisma e PD për vetingun tregon rëndësinë që ka pjesëmarrja e opozitës në Kuvend, ndërkohë që nuk e mohoi bashkëpunimin me Berishën, e shpallur non grata nga SHBA-të.

Soreca tha se ambasada e BE nuk e ka ndaluar komunikimin me politikanët shqiptarë në asnjë moment, e madje as në kohën kur opozita dogji mandatet dhe braktisi Kuvendin.

Vetingu i politikanëve:

Ne nuk kemi pasur ende mundësinë që ta shohim propozimin dhe në fakt e dimë që është dorëzuar nga PD në kuvend. Siç e thashë edhe dje kjo është demokracia, ja si funksionon ajo, që opozita është kthyer në Kuvend dhe dërgon nismat e veta.

A do të bashkëpunojë BE me Berishën në rast se kthehet në krye të PD?

Ne punojmë me të gjitha forcat politike, ne kemi bashëpunuar me PD edhe kur ajo ishte jashtë Kuvendit, dhe ne do të ndjekim zhvillimet brenda partisë, asgjë nuk do të ndryshojë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha forcat politike.

Agjensia e Medias që është propozuar nga Rama

Është roli kyç i medias dhe gazetarve të marrin pjesë në aktivitet që zhvillon çdo institucion. Media duhet të jetë e lirë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re