Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke iu referuar një bashkëpunimi të mundshëm me kryetarin e Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Bashën u shpreh se fillimisht ky i fundit do duhet të gjejë veten në raport me kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij.

Sipas Metës, “cilido që bashkëpunon me qeverinë për t’i shërbyer asaj si një zgjatim i saj në kampin opozitar dhe për të bërë opozitën e opozitës së vërtetë ka bërë zgjedhjen e tij.”

“Besoj se kriter për bashkëpunim brenda të gjithë opozitës për një opozitë gjithëpërfshirëse përballë një regjimi që investimin më të madhe ka bërë në përçarjen e opozitës dhe përpjekjen për ta paralizuar atë, pa asnjë diskutim që këtë e ka secili vetë në dorë duke gjetur veten në raport me Ramën dhe qeverinë e tij.

Kështu që cilido që bashkëpunon në çdolloj forme dhe mënyre me qeverinë për t’i shërbyer asaj si një zgjatim i saj në kampin opozitar dhe për të bërë opozitën e opozitës së vërtetë ka bërë zgjedhjen e tij. Secili e ka patur mundësinë për të treguar nëse është në opozitë me këtë regjim apo është në nivelin e tij.”, tha kreu i Partisë së Lirisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re