Lideri i LZHK-së Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin A Shoë në Syri Tv, deklaroi se opozita e vendit nuk duhet të bashkëpunojë me mazhorancën socialiste, pasi nuk duhet të bëhet pis.

Shehi thekson se fronti opozitar duhet të bashkohet, për të rrënuar Ramën.

“Zgjedhja më e keqe për opozitën është bashkëqeverisja. Ne duhet të bashkëpunojmë në tema që kanë nevojë për bashkëpunim mbarëkombëtar. Kemi nevojë për ligj të ri zgjedhor, për Kushtetutë të re, duhet bashkëpunuar për marrëdhëniet me Kosovën, integrimin europian, stabilitetin rajonal. Ne nevojë për bashkëqeverisje nuk kemi. Duhet të mos kthehemi në Republikë që të kemi një zë.

Duhet të jemi të gjithë opozitarë kundër këtij regjimi. Rama kontrollon çdo gjë. Edhe një të huaj me kulturë ta kishim vënë në atë detyrë, do ishte bërë arrogant, e jo më një shqiptar. Opozita duhet të bëjë analizë të thellë se pse humbi, që të bëhet më e fortë. Nuk bëhesh biznesmen në këtë vend, nëse nuk ke njohje me qeverinë. Po ikin rinia, se këtu nuk ka shpresa e nuk jetohet ndershëm, pa u bërë hajdut”, deklaroi Shehi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re