Meteorologia Adiola Bani nga MeteoAlb ka treguar në emisionin ABC-ja e Mëngjesit se si do të jetë moti përgjatë ditëve në vazhdim. Ajo tha se sot në orët e mesditës dhe pasdites do të ketë një përmirësim të kushteve të motit.
Moti i mirë do të vazhdojë të na shoqërojë deri të premten ndërkohë që fundjava do të sjellë mot të vranët dhe me reshje.
Reshjet do të nisin prej të premtes pasdite në zonat veriore ndërsa të shtunën do të shtrihen në të gjithë vendin.
Ndërkohë që në zonat malore priten reshje bore dhe ulje të temperaturave.
“Pasditja dhe mesdita sjell përmirësim të parashikimit të motit. E enjtja dhe e premtja do të ketë mot të mirë. Fundjava do të sjellë mot të vranët. E premtja pasdite në zonat veriore do të ketë reshje shiu.
Të shtunën do të ketë shtrirje të reshjeve në të gjithë vendin. Në zonat malore do të ketë reshje bore dhe ulje të temperaturave.
E diela do të ketë kthjellime. Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë mot të qëndrueshëm. Kështu që nis një javë e kthjellët dhe përfundon me shi edhe andej”, tha Adiola Bani.