Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka ndërmend të tërhiqet nga jeta politike edhe pas vendimit të DASh për shpalljen non grata në ShBA ,si një politikan që ka minuar demokracinë në Shqipëri dhe shpërdoruar fondet publike për përfitime personale të tij dhe të aleatëve.

Në emisioni Opinion, pyetjes së gazetarit Blendi Feviziu se a do të heqë dorë nga mandati i deputetit Berisha iu përgjigj në mënyrë kategorike jo, madje tha se do të shtojë aktivitetin e tij politik.

Pjesë nga biseda: 

Blendi Fevziu: A do të hiqni dorë nga mandati i deputetit?

Sali Berisha: Padiskutim që jo. Kam ndërmend që jo vetëm të mos tërhiqem, por do ta shtojë aktivitetin tim. Ka thënë zotëria që unë kam futur çadrën. Unë jam ndikues në Shqipëri, aq sa jam ndikues dhe në qeveri. Unë ndkimin tim nuk e përdor për para, por për bindjet e mia. Në 2013-ën dhashë dorëheqjen, por jam marrë me denoncime në parlament. A duhen bërë denoncimet, apo s’duhen bërë? Me se jam marrë tjetër? Jam marrë me çështjet kombëtare. Jam marrë me ndikimin patalogjik të Sorosit në Shqipëri.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re