Ndodhur në pragun e zgjedhjeve lokale duket se interesi nëse do të marrë  pjesë apo jo në zgjedhje  “opozita e vjetër” është tepër i madh.

Pas tërheqjes së partive të vogla opozitare, duke nënshkruar për tu bërë pjesë e listave të zgjedhjeve, ajo çka rrit kureshtjen tashmë është nëse LSI-ja do vijoi në të njëjtën linjë, t’i mbetet besnike Bashës në nismën e tij, apo do të “braktis” atë duke iu bashkuar vendimit të partive të vogla.

I ftuar në “Open” me Eni Vasilin, gazetari Denis Dyrnjaja i ndodhur përballë ish presidentit Bujar Nishani ka bërë një deklaratë të papritur.

‘Kam informacion se LSI do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit’, u shpreh gazetari, duke kërkuar konfirmimin e Nishanit, ndërkohë që ky i fundit nguroi të fliste, duken thënë se nuk mund të shprehej në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re