Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot në konferencën e përbashkët me homologun britanik, pyetjes nëse Britania planifikon në ngrejë në vendin tonë kampe refugjatësh, njësoj siç ka bërë Italia.

Rama tha se diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Me batutë kryeministri tha “ne i jemi besnik martesës me Italinë dhe pjesa tjetër është thjesht dashuri”.

Edi Rama: Kam qenë shumë i qartë kur nisëm këtë proces me Italinë, kjo ishte një marrëveshje e vetme me Italinë për shkak të marr sonë të veçantë por edhe për falë situatës gjeografike që është mjaft kuptimplotë. Për të qenë shumë i sinqertë me ju, na kanë kërkuar një sërë vendesh dhe u kemi thënë jo, sepse i jemi besnik martesës me Italinë dhe pjesa tjetër është thjesht dashuri…

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko