Kreu i PD, Lulzim Basha ka refuzuar të japë një përgjigje nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale apo jo. I pyetur nga gazetarët, kryedemokrati tha se ka kohë deri në atë datë.
A do të futeni në zgjedhjet lokale?
Basha: Kur janë zgjedhjet lokale?
Në 30 Qershor
Basha: Kemi kohë deri atëherë, mos dalim nga tema.
Cilat do të jenë hapat e mëtejshëm që do të ndiqni?
Basha: Ne do të gërshetojmë protestat, mosbindjen civile me turin tonë të shpresës, të alternativave që kemi për qytetarët. Ne jemi me njerëzit dhe për njerëzit.