Kryetari i PD, Lulzim Basha është pyetur sërish nga gazetarët për dorëheqjen.

 

Basha tha se ai do të bëjë gjithçka që Partia Demokratike të mos shkatërrohet. Kryedemokrati ripërsëriti se kauza për të cilën sot ka nevojë opozita është forcimi dhe ringritja e PD dhe se kushdo që përpiqet t’i bëjë presion për ta larguar nga rruga e kësaj kauze nuk bën gjë tjetër vetëm se shkatërron Partinë Demokratike.

 

“Unë do të bëj gjithcka që PD të dalë nga trauma e pësuar më 6 mars. Ju doni të nxirrni lajm, por do shkatërroni atë që i intereson publikut. Kur unë them që jam me Partinë Demokratike, jam në dispozicion të saj si kryetar i saj, si anëtar i thjeshtë, si demokrat. Kauza është formimi, ringirtja e PD. Kushdo që mendon se mund të më bëjë presion mua po demokratëve nuk bën gjë tjetër veçe po shkatërron e po përcan PD”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko