Komisioni i Venecias është i gatshëm të japë një opinion për Gjykatën Kushtetuese.

Pas sugjerimit të ambasadës së SHBA-ve për ta çuar debatin për Kushtetuesen në këtë komision, gazetari i News24 Ergys Gjençaj i ka dërguar një e-mail Komisionit të Venecias ku pyet ‘nëse do të japë një opinion mbi debatin për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese’.

Përgjigjja e Komisioni të Venecias ka qenë afermative.

“Përgjigja është po. Nëse ne marrim një kërkesë nga autoritetet shqiptare, ne do ta trajtojmë atë”, ka qenë përgjigjja e Komisionit të Venecias.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko