Situata e pandemisë në Itali vijon të mbetet tepër shqetësuese, ku numri i personave që po ndërrojnë jetë po rritet me përmasa të frikshme.

Gjithashtu rritje galopante po pëson dhe numri i infektimeve, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan mbi 36 mijë raste të reja. Në këto kushte qeveria italiane ka hartuar një plan për vaksinimin e 1.7 milionë qytetarëve me 3.4 milionë dozat e para që pritet të mbërrijnë në janar.

Kjo u deklarua nga komisioneri për urgjencën, Domenico Arcuri, i cili u shpreh se secilit person do t’i duhet të jepen dy doza, ku përparësi do të kenë personat më vulnerabël dhe më të ekspozuarit ndaj virusit. Ai theksoi se vaksinimi në Itali nuk do të jetë i detyrueshëm.

“Tani për tani, nuk ka asnjë detyrim për t’u vaksinuar. Shpresa është që të vaksinojmë një pjesë të rëndësishme të popullsisë në gjysmën e parë ose në tremujorin e tretë të vitit 2021. Por ne nuk e dimë se sa italianët do të duan ta marrin vaksina. Sasia e vaksinave do të rritet me kalimin e kohës, ne do të kemi progresivisht më shumë doza çdo muaj krahasuar me 3.4 milion në janar. Brenda disa muajsh do të jemi në gjendje të arrijmë të ashtuquajturën administratë në shkallë të gjerë në 2021. E imja është një shpresë, jo një parashikim“, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re