Një imazh i publikuar ditën e sotme na jep një ide sesi telefonët e 2019-ës së Apple do të ngjajnë.

OneLeaks zbuloi një foto të një prototipi të mundshëm të iPhone 11 me një konfigurim me tre kamera të vendosura horizontalisht.

Imazhet janë përpiluar pak ditë pasi Wall Street Journal tha se iPhone e këtij viti do të vinë me tre kamera të pasme por vetëm për modelin më të shtrenjtë që do të pasojë iPhone XS Max.

Ndryshe nga sistemi i vjetër i kamerave vertikale në cepin e majtë lart të telefonit këtë vit pritet që ato të vendosen në qendër dhe horizonalisht.

Kemi parë edhe telefonë të tjerë me konfigurim të ngjashëm si LG V40. Megjithatë ky është thjesht një prototip i bazuar në spekulime dhe kurrsesi një imazh i cili tregon formën finale të telefonit. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re