Skip to content

A do të jetë para prokurorëve belgë në datë 17 dhjetor?! Basha: S’jam njoftuar, në hak me zotin jam por jo me Berishën

Lulzim Basha u ka dhënë përgjigje akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili tha se kreu i PD është thirrur për të dëshmuar nga prokuroria belge, lidhur me çështjen ‘Toyota Yaris’.

Basha tha se nuk ka marrë asnjë ftesë nga prokuroria blege, duke i konsideruar këto akuza të Berishës të pavërteta.

“Nëse ta ka çuar ty  ftesën ose Sali Berishës ma sillni dhe mua ta shoh, se unë skam marrë gjë ftesë nga prokuroria belge për 17 dhjetor.

Këtu iu lus nga çdokush edhe nga e shenjta nënë terezë po ta dëgjoni, ajo s’është më mes nesh, kontrollojeni, jo më kur dëgjon gjëra nga goja e Sali Berishës.

Kam edhe unë peshën time të përgjegjësisë për aq sa i kam besuar. Hak te zoti kam por te Sali Berisha jo”, tha Basha.