Kryetari i Partisë Demokartike ka bërë me dije se ish-lideri i PD-së dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë kandidat për deputet.

Fevziu: A do të jetë Sali Berisha kandidat për deputet? Basha: Po/ Fevziu: Në cilin qytet? Basha: Ku të dojë!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se me ardhjen në pushtet do të bëjë ndryshime kushtetuese ku një kryeministër të mos ketë më shumë se dy mandate.

Ai thotë se nëse këtë nuk do ta pranojë Parlamenti, do t’i drejtohet popullit.

“Kjo qeveri dhe ky kryeministër ka dështuar. Çka nuk ka arritur në dy mandate nuk arrin në të tretë. Kufizimin me dy mandate të kryeministrit, nëse Parlamenti nuk do ta pranojë, do t’i drejtohem popullit. Të rikthejmë mazhoritarin, të kthejmë Parlamentin me dy dhoma. Atë që kam deklaruar në janar i qëndroj. Sigurisht! Tani nuk është klima politike. Të largojmë të keqen dhe të sjellim ndryshimin një orë dhe më parë”, tha ai në “Opinion”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re