Kreu i qeverisë Edi Rama nuik ka dhënë një përgjigje finale se në cilin qark do të kandidojë në zgjedhjet ardhshme parlamentare. Sa i takon ndryshimit në Kodin Zgjedhor, ku kryetari ka mundësinë që të garojë në 4 qarqe, Rama la të kuptohej se nuk ishte dakord me këtë rregull, por që ishte i deturuar të toleronte për të marrë votat e opozitës parlamentare.
“Kjo e katër qarqeve është votë që do e jap pa dëshirë. E propozon opozita pralamentare dhe ne do e votojmë për më shumë konsensus. Për mua ska rëndësi qarku, unë jam deputet i gjithë shqipërisë.
Janë pyetje pa lidhje, formalisht unë e vendos emrin në Vlorë apo Tropojë rrjedh si nevojë e ligjit, por unë jam deputet i të gjithë Shqipërisë, duke qenë se jam kryetar i partisë.
Unë në Vlorë kam qenë që 1 muajsh dhe do jem deri në fund të jetës. Dashurinë për vlorën se kam të kushtëzuar nga dashuria për partinë”, u shpreh Rama, ndërsa shtoi se në çdo qark që do të kandidonte ai do të merrte më shumë vota se çdo kandidat tjetër i listës së partisë. (E.K/Faxweb.al)
/faxweb
