Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, në fund të se cilës Rama ka mbajtur një komunikim me mediat.

Rama ka folur për disa tema të ndryshme, përfshirë edhe zgjedhjet lokale të pjesshme, që do të mbahen në datën 6 Mars.

Kryeministri tha se nuk ka gjasa që si kandidatë të jenë persona që tashmë kanë mandat deputeti.

Këshillimi me qytetarët- Kanë filluar të mbërrijnë pyetësorët nëpër shtëpi, dhe përmes kanalit dixhital, do të mund të marrin pjesë të gjithë qytetarët në këtë këshillim, për disa çështje që nuk është se na mungojnë kartonat, por na duhet të marrim opinion përtej partive dhe llogoreve.

Zgjedhjet lokale- Kemi folur për të filluar menjëherë nga puna për zgjedhjet lokale, do të respektojmë afatet, nuk mendoj se do të kemi deputetë në këtë garë, ky është mendimi i të gjithë kryesisë, sa i takon grave, mes një gruaje dhe 10 burrave, unë do të zgjidhja një grua.

Shanse të dyta për personat e rrëzuar nga dekriminalizimi- Shanset e dyta jepen në marrëdhënie njerëzore, ose zoti. PS nuk i jep shans të dytë askujt që e ka vënë në siklet me njerëzit, nuk ka shans të dytë për askënd që ka bërë deklaratë të rreme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re