Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është takuar gjatë ditës së sotme me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Kurti ka dalë nga zyra e tij e është larguar dhe në momentin që është pyetur nëse ka plan të takohet me Ramën, ai ka refuzuar të përgjigjet.

Kujtojmë se Rama ka qenë ditën e sotme në një vizitë zyrtare në Prishtinë, në kuadër të një turi ballkanik, ku pati edhe një takim me presidenten Vjosa Osmani.

Më herët Rama ishte edhe në Maqedoninë e Veriut ku u takua me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Nga Maqedonia Rama “thumboi” Kurtin duke thënë se nuk beson se ai e ka harruar Kanunin, pasi sipas tij, edhe hasmit nuk i mbyllet dera kur të vjen në shtëpi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re