Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se askush nuk ka të drejtë që t’i ndalojë Bashkisë zhvillimin e pronave publike.

I ftuar në studion e “Opinion”, Veliaj tha se ai si kryetar bashkie mund të ndërtojë një hotel diku dhe t’ja shesë Sifotelit apo Hiltonit.

Në momentin që gazetari Blendi Fevziu e pyeti nëse I garanton dot se nuk do të ketë më ndërtime kullash, Veliaj tha se kjo çështje nuk ka kuptim, pasi është e drejta e Bashkisë që të zhvillojë pronat dhe se nuk do të lërë asnjë hapësirë pa zhvilluar.

Pjesë nga biseda

Blendi Fevziu: A më garantoni, jo mua qytetarërve, që në vijim të këtij teatri nuk do vazhdojnë kullat e parashikuara fillimisht ?

Erion Veliaj:  Janë dy projekte më vete.

Blendi Fevziu: A, ai është projekt që do të vazhdojë?

Erion Veliaj: E para e punës askush nuk ta të drejtë t’i thotë bashkisë të mos zhvillojë pronat. Bashkia mund të bëjë aty një hotel dhe t’ia shesi Sofitelit apo Hiltonit. Mund të bëjë një shkollë, mund të bëjë një park, është de drjeta e bashkisë të zhvillojë pronat dhe kjo historia më garanto ti mua…..

Më pyet tani se çfarë do të bëjmë me kullotat në Kashar. Sapo ju provova që kjo bashki ka 5 fishuar buxhetin. Po si është rritur buxheti vetëm nga taksat? Nga fuqia e kësaj bashkie për të mos lënë hapësirë pa shfrytëzuar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re