Ka përfunduar mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Pas mbledhjes kreu i PS, Edi Rama tha për gazetarët se kjo mbledhje kishte si qëllim për të vijuar me angazhimet e reja, ku përfshihen edhe balancat gjinore në ato organizata ku ka probleme.

“Shkoi shumë më mirë se sa disa nga kolegët mendonin dhe shpreheshin. Jemi në fazën e dytë, që është faza e angazhimit për anëtarësimet e reja, dhe për adresimin e balancës gjinore, në disa organizata në çdo qark”, tha Rama.

I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë ndryshime në parti, Rama theksoi se PS ëhstë këtu sot për shkak se herë pas here ndryshon veten.

“Ndryshimet janë pjesë e jetës së PS, prandaj PS është parti fituese pasi nbdryshoin vetveten. Unë shoh një angazhim pozitiv edhe nga raportimet e sotme, është e qartë që angazhimi është pozitiv. Plus që sistemi ynë është një sistem që ka pasqyra të cilat flasin vetë, dhe nuk është se çfarë raporton njëri apo tjetri”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re