Skip to content

A do të ketë ndryshime në qeveri gjatë Asamblesë së PS? Gjiknuri: Është një temë që nuk më intereson, pyetjet duhet t’ia bëni kryeministrit

Nga Elbasani ku mori pjesë në ceremoninë për homazhet në nderim të dëshmorëve të atdheut Damian Gjiknuari foli edhe për Asamblenë e radhës që do të mbajë PS.

I pyetur nëse do të ketë ndryshime në qeveri gjatë Asamblesë kombetare e PS ,Gjiknuri tha se kjo është diçka që i takon kryeministrit.

Nëse PS në raundin e parë të diskutimeve do të shkonte me emra konkret kandidatës sipas Gjiknurit kjo do të ishte e pavend.

“Sot përkujtojmë të rënët, mua më qëlloi në Elbasan, për PS është ditë  e shenjtë, e sakrificës. Më e rëndësishme se sa kombi nuk ka, dhe këto varreza janë dëshmi se si kanë sakrifikuar brezat e mëparshëm për këtë Shqipëri.

A do të ketë ndryshime në qeveri gjatë Asamblesë së PS?

Jo nuk e di të jetë diskutuar, pyetjet duhet ta bëni kryeministrit. Është një temë që nuk me intereson për momentin. PS ka nisur një proces konsultimesh. Do të ulemi në tryezë për profilin e presidentit. Jam i bindur se PS nëse nuk gjendet konsesus do ti ofrojë shqiptarëve një kandidaturë shumë të denjë për kreun e shtetit.

Palët kanë rënë dakort që të ulen dhe ne jëmi të gatshëm për të filluar diskutimet me përfaqsuesit e opozitës.

Gjiknuri tha se mirëpret diskutimet me grupin demokrat për të rendë dakord për një emër të përshtatshëm si President i ardhshëm i Shqipërisë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb