Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico, diten e sotme njoftoi mbi masat e reja të marra, pas mbledhjes së Komitetit të ekspertëve, ku u ndaluan tubimet, mbledhjet partiake, konferencat e grumbullimi i më shumë se 10 personave.

E ndërsa vendi është tashmë në një karantinë të pjesshme, pyetja që i mundon të gjithë është nëse po shkojmë apo jo drejt një karantine të plotë.

Në përgjigje të kësaj, Fico u shpreh se ky do të ishte opsioni i fundit, duke theksuar se ezaurimi i kapaciteteve spitalore është një element i rëndësishëm për të konsideruar vijimësinë e masave.

Sipas saj, deri më tani janë ende të lira rreth 20-25% e kapacitete në katër strukturat e dedikuara për trajtimin e rasteve.

 “Kjo është një situatë e cila vlerësohet në dinamikën e vet. Sot që flasim opsioni i mbylljes së Shqipërisë do të ishte opsioni i fundit.

Sa i përket ecurisë së indikatorëve që masin situatën ne jemi akoma në momentin që ndërhyrjet e bëra do të na lejonin që të vijojmë, duke monitoruar javë pas jave.

Vlerësimi i mbylljes është i parashikuar, nuk është se nuk e kemi parashikuar skenarët që ne ndodhemi sot, kemi qenë tejet të qartë se ezaurimi i kapaciteteve spitalore është element i rëndësishëm për të konsideruar vijimësinë e masave drastike për mbylljen e lokaleve apo të përgjithshme”, tha ajo.

loading...