Kryeministri Edi Rama lajmëroi se nuk do të ketë një proces të përshpejtuar për Shqipërinë, sa i takon integrimit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Rama: Do duhet pak kohë që mesazhi i Presidentit Macron i cili është një risi për qasjen ndaj rajonit të thyejë veshin e të gjithë atyre që janë shumë të interesuar për këtë proces por që janë edhe të mësuar që ta shikojnë këtë proces vetëm në rrugën tradicionale.

Pyetja juaj është shprehjeje e këtij të të mësuarit me idenë se ky proces është një rrugë reformash dhe vlerësimesh nga burokracia e Brukselit për anëtarësimin.

Çdo ditë e më shmë në një botë që komplikohet, domosdoshmëria e thyerjes, komplimentarizimit të kësaj rruge tradicionale me një rrugë paralele ku vendeve t’u jepen më shumë hapësira dhe ku bashkimi i Europës të bëhet praktik dhe të behët përditë e më i prekshëm nga të dy palët.

Nuk ka korsi preferenaciale në këtë proces. Ne duhet të vazhdojmë në frymën e atij amaneti që nga koha e Skënderbeut tek rilindasit tanë dhe më pas tek njerëzit tanë, që në shekuje kanë dashur Europën si të tyren.

Ne na duhet që detyrat e shtëpisë t’i bëjmë pa u nxituar, pa kërkuar korsi preferenciale.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re